Realit i mungon Ronaldo

Sport August 27, 2018 - 12:30
Detajet

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo ka deklaruar se klubit madrilen i mungon prezenca e lojtarit më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, transmeton zeri.info

Ylli portugez u largua nga “Santiago Bernabeu” gjatë kësaj vere në drejtim të Juventusit, ndërsa gjigandi spanjoll ende nuk transferuar ndonjë zëvendësues të sulmuesit.

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui beson mendon se Gareth Bale, Karim Benzema dhe Isco mund ta mbushin hapësirën e lënë bosh nga portugezi.

“Ronaldo është lojtari më i mirë në botë”, deklaroi Marcelo.

“Është e natyrshme që na mungon të luajmë me të, por edhe Bale dhe Benzema janë me të vërtetë të mirë”, shtoi ndër të tjera reprezentuesi brazilian./Zëri