Një shqiptar në përbërjen më të mirë të javës në Zvicër

Sport August 27, 2018 - 11:25

Futbollisti nga Kosova, Idriz Voca, është më i merituari për fitoren e Luzernit me rezultat 1:0 kundër St. Gallenit vendas, në ndeshjen e javës së pestë të Kampionatit të Zvicrës.

Voca me dinakërinë e tij realizoi gol dhe që rezultoi për fitoren e madhe të Luzernit.

Prestigjiozja zvicerane “Blick” si gjithmonë përzgjodhi 11-shin më të mirë të javës së pestë.

Në përbërjen më të mirë janë: Mirko Salvi (Luzern), Mustafa Sejmenoviç (Xamax), Umaru Bangura (Zurich), Simon Grether (Luzern), Nicolas Moumi Ngamaleu (Young Boys), Noah Okafor (Basel), Idriz Voca (Luzern), Pa Modou (Zurich), Nabil Bahoui (Grasshoppers), Gregory Karlen (Thun) dhe Roger Assale (Young Boys).