Vëllaznimi - Vushtrria, kështu u mbyll derbi i Ligës së Parë

Sport August 26, 2018 - 18:57
LAJMI I FUNDIT

Kanë përfunduar katër duelet e ditës e javës së parë në ditën e diel në Ligën e Parë, derisa janë regjistruar rezultate tejet interesante, shkruan Gazetasheshi.com

Dueli kryesor i javës hapëse të edicionit 2018/19 në këtë rank garash ndërmjet Vëllaznimit dhe Vushtrrisë i ka takuar ekipit gjakovar që falë golit të Ilir Sylës në fundin e ndeshjes arriti tre pikëshin e parë këtë edicion.

Përballja tjetër ndërmjet dy ish-skuadrave elitare ndërmjet Vllaznisë dhe Besës së Pejës ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0, ndërkohë Arbëria dhe Kika regjistruan fitore me rezultat identik 2-0.

Më poshtë i gjeni rezultatet e ditës së diel:

Vëllaznimi – Vushtrria 1:0

Arbëria – Bashkimi (K) 2:0

Kika – Istogu 2:0

Vllaznia (P) – Besa 0:0