E kërkon PSG-ja, ja si përgjigjet Rakitici

Sport August 26, 2018 - 15:15
Detajet

Ivan Rakitiç i ka mbyllur dyert klubit francez, Paris Saint Germain, duke theksuar se është shumë i lumtur te Barcelona dhe se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi katalonjas.

Francezët prej kohësh janë vënë në kërkim të një mesfushori dhe ka qenë pikërisht kroati, i përzgjedhuri i trajnerit Thomas Tuchel, por duket se nënkampioni i botës e ka ndarë mendjen për të qëndruar në Spanjë.

“Jam shumë i lumtur te Barcelona dhe për më tepër shumë krenar që vrapoj për të mbrojtur ngjyrat e kësaj skuadre. As PSG dhe asnjë klub tjetër nuk mund të më ofrojë atë që kam këtu, ndaj qëndroj te Barcelona”, deklaroi Rakitiç pas ndeshjes me Valladolidin.

Klubi spanjoll në anën tjetër kërkon të rrëmbejë Adrien Rabiotin nga Paris Saint-Germaini, por francezët kanë bërë rezistencë dhe kërkuan pikërisht kroatin në shkëmbim, pa llogaritur më herët dëshirën e këtij të fundit.