ZYRTARE: Prishtina transferon basketbollistin e madh!

Sport August 26, 2018 - 15:02
ZYRTARE

Njëri nga basketbollistët më të talentuar shqiptarë, Altin Morina, do të jetë pjesë e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur sot klubi Bardhekaltër përmes rrjeteve sociale, shkruan Zeri.info.

“Altini së bashku me Mikailen ishin shtyllat e mbrojtjes së Bashkimit në triumfin e tyre historik për klubin prizrenas. Altini ishte pjesë e përfaqësueses së Kosovës në të gjitha kategoritë e reja dhe në fund u ftua edhe nga ekipi senior. Me Prishtinën do t'i hapen dimensione të reja në karrierën e tij, si në Champions League ashtu dhe në Europe Cup. Mirësevjen Altin!”, ka shkruar nënkampioni i Kosovës. /Zëri/

Image