Wilshere si Pirlo

Sport August 24, 2018 - 10:56
Detajet

Trajneri i West Hamit, Manuel Pellegrini e ka krahasuar mesfushorin e tij Jack Wilshere me legjendën italiane Andrea Pirlo, transmeton zeri.info

Wilshere, i cili kaloi te West Hami gjatë verës nga Arsenali, do të rikthehet të luajë ndaj ish-klubit të tij të dielën. Reprezentuesi anglez ishte vlerësuar shumë në “Emirates”, por lëndimet ia shkatërruan atij mundësinë për të pasur vazhdimësi te Arsenali.

“Shumë prej jush e kujtoni Juventusin para katër apo pesë vitesh, ata luanin me vetëm një mesfushor prapa. Ishte Pirlo. Dhe Pirlo është njësoj si Jacku. Ai kishte karakteristikat e njëjta si Jacku”, deklaroi Pellegrini.

“Unë mendoj se Jack Wilshere duhet të luajë si Jack Wilshere. Ai nuk është një mesfushor mbrojtës për të mbajtur vijën”, shtoi ish-trajneri i Real Madridit.

“Ju duhet ta lejoni atë që të luajë vetëm, të ketë momentin e tij, ta pranojë topin sepse ai mund t’i realizojë gjërat. Unë mendoj se të gjithë e lëvduan Jack Wilsheren jo vetëm për një ndeshje sepse nëse ai do të mund të luante normalisht pa lëndime, ai ishte një lojtar që e bënte gjithmonë diferencën sepse ai është një lojtar i veçantë”, u shpreh ai./Zëri