Zbulohet e ardhmja e Martialit

Sport August 22, 2018 - 12:19
Detajet

Anthony Martial dëshiron t’i tregojë vlerat e tij te Manchester Unitedi nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe nuk do të largohet nga “Old Trafford”, raporton e përditshmja angleze “The Sun”.

Reprezentuesi francez mungoi në Kupën e Botës gjatë kësaj vere për shkak të mungesës së paraqitjeve nën urdhrat e Mourinhos gjatë edicionit të kaluar, transmeton zeri.info

Së fundmi ishte spekuluar për të ardhmen e futbollistit, duke pasur raportime të shumta për largimin e tij nga “djajtë e kuq”, por siç duket 22-vjeçari ka vendosur që të vazhdojë aventurën e tij në “Old Trafford”.

Ish-futbollisti i Monacos realizoi 11 gola dhe 9 asistime gjatë edicionit të kaluar./Zëri