Ronaldo i kërkon falje portierit të Chievos

Sport August 21, 2018 - 13:08
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Cristiano Ronaldo nuk shënoi asnjë gol në debutimin e tij për Juventusin, por la shenja gjithsesi në këtë ndeshje.

Ai e testoi portierin e Chievos, Stefano Sorrentinon, në më shumë se një rast, por nuk ia doli ta mposhte. Megjithatë, në një përplasje të pafat në fund të ndeshjes, Ronaldo e la pandjenja Sorrentinon, transmeton Gazeta Express.

Sorrentino zgjodhi mediat sociale për të treguar se Ronaldo i ka shkruar atij pas incidentit.

“E kam marrë mesazh përkrahjeje dhe për shërim të shpejtë nga Cristiano Ronaldo. Faleminderit, legjendë!”, ka shkruar Sorrentino në Twitter.

Sorrentino u dërgua në spital pasi e kishte thyer hundën, kishte pësuar ndrydhje në kraharor dhe në qafë. Atij i duhen dy javë pushim për ta rimarrë veten. Image