Nadal: Më pëlqen t'i ha të gjitha gjërat e ndaluara për një sportist!

Sport August 21, 2018 - 11:42

Tenisti Rafael Nadal, numri 1 në botë për meshkuj në tenis, dallohet për fizikun e tij, që është një nga armët kryesore të suksesit, duke qenë gjithnjë në nivele të larta.

Spanjolli ka deklaruar se vitet e fundit ka qenë shumë i kujdesshëm me dietën e tij, duke u përpjekur që të hajë sa më pak të jetë e mundur gjëra ta ndaluara, si  çokollata apo patate të skuqura.

“Mua më pëlqen t’i ha këto gjëra të ndaluara për ne sportistët, pasi në ndonjë rast na ndihmon të jemi të lumtur. Por jam i detyruar që t’i bëj vetëm kur kam mundësi, jo gjithnjë, pasi përdorimi i njkë diete më jep mundësi të kem një formë të mirë dhe te jem gjithnjë gati. Por ndonjëherë detyrohem t’i ha fshehurazi çokollatat, por jo çdo ditë”, thotë Nadal.