Stadiumi 'Arena Kombëtare' merr formë, shikoni pamjet e fundit

Sport August 21, 2018 - 11:40

Stadiumi ku do t’i luajë ndeshjet Kombëtarja e Shqipërisë, “Arena Kombëtare” vazhdon të marrë formë akoma më shumë.

Punimet janë në një fazë të avancuar dhe ritmet janë të larta. Nga pamjet e fundit, shihet qartë se strukturat e tribunave janë përfunduar pothuajse plotësisht, shkruan PanoramaSport.

Ndërkohë, ka marrë formë edhe streha metalike e stadiumit, dhe gjithashtu edhe ajo është drejt përfundimit.

Nga ana tjetër, po vijon puna për instalimet elektrike dhe hidraulike në tribunën kryesore.

Puna për instalimet elektrike dhe hidraulike në tribunën kryesore.