Di Maria do të nënshkruajë me këtë skuadër!

Sport August 21, 2018 - 11:27
LAJMI I FUNDIT

Angel Di Maria nuk do të largohet nga Paris Saint-Germaini.

Madje, e përditshmja franceze “Le Parisien”, përcjellë "Zeri.info", shkruan se futbollisti i krahut do ta nënshkruajë një kontratë të re afatgjate me klubin parisien.

Përfaqësuesi argjentinas shpesh flitej se do të largohej nga Ligue 1, por tash mediumi francez shkruan se ish-futbollisti i Real Madridit e Manchester Unitedit do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2021.

Kur të përfundojë ajo, Di Maria do të jetë 33 vjeç. /Zëri/