Madridi apo Londra, cili është kryeqyteti i futbollit në Evropë?

Sport August 21, 2018 - 09:59
Lexo detajet!

Përderisa qytetet si Milano, Manchesteri, Stambolli, apo edhe Lisbona mund të kenë derbi lokalë shumë të famsëhm për epitetin e kryeqytetit të futbollit evropian realisht konkurrojnë vetëm dy qytete – Londra dhe Madridi.

Londra është qyteti i Arsenalit, Chelseat, Tottenhamit dhe Crystal Palacesit, që janë në Premier League këtë sezon dhe ekipeve si Queens Park Rangers, Fulham, Milwall, Charlon e Wimbleodn, që kanë qenë dikur anëtarë të ligës elite në Angli dhe kanë respekt nga tifozët dhe opinioni, transmeton Insporti, duke u bazuar në të dhënat historike të Premier Ligës.

Në anën tjetër Madridi është vendi prej nga vijnë ekipet që luajtën në Superkupë të Evropës – Reali dhe Atletico, diçka me të cilën e ka vështirë të mburret ndonjë qytet tjetër në botë.

Kur kësaj ia shtojmë ekipet si Getafe, Rayo Vallecano, apo edhe Leganes që kohëve të fundit po luan në La Liga, bëhet e qaryë pse Reali kërkon këtë epitet.

Shikoni lokacionet e këtyre ekipeve në hartat e qyteteve përkatëse dhe vendosni vetë nëse destinacioni i preferuar i secilit adhurues të futbollit do të duhej të ishte Londra, apo Madridi.

Image 
Image