S’ka fitues në derbin Valencia – Ateltico Madrid
Sport
August 20, 2018 - 22:07
Lexo detajet
Valencia dhe Atletico Madrid kanë luajtur baras 1:1 në ndeshjen e xhiros së parë në La Liga.
Ishte stadiumi ‘Mestala’ nikoqir i kësaj ndeshje me rëndësi të madhe.
Fituesit e Superkupës së Evropës kaluan të parët në epërsi me anë të Correa në minutën e 26’, pas një asistimi të bukur të pranuar nga Griezmann.
Në pjesën e dytë Valencia arriti të barazonte rezultatin.
Sulmuesi Rodrigo shënoi për 1:1 në minutën e 56’.