Haxhiu: Ministria kërkesat më të mëdha se UEFA e FIFA?!

Sport August 20, 2018 - 18:45
Lexo detajet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, është shprehur kritik karshi Ministrisë së Sportit, e cila ende nuk e pranuar teknikisht stadiumin e rinovuar të Prishtinës. Ish nënkryetari i FFK-së kërkon nga ish kolegët e tij ne Federatë që ta caktojnë orarin e lojës Prishtina - Gjilani pa e pyetur Ministrinë, për të cilën Haxhiu thotë se ka kohë të merret me alllëshvëreshe”, raporton Zëri,

Postimi i Haxhiut në Facebook:

Ministër i nderuar i MKRS, z.Kujtim Gashi,

A ka përgjegjësi, si guxon te ndodhë kjo, miliona euro të shpenzuara në renovimin e stadiumit "Fadil Vokrri", një ndeshje e Super Kupës e zhvilluar, presim që stadionin ta licencoj FIFA dhe UEFA, por stadiumi ende nuk qenka teknikisht i pranuar nga MKRS.

Çfarë përgjegjësie, çfarë turpi për MKRS!

Ftoj Federatën e Futbollit të Kosovës që ndeshjen mes Prishtinës dhe Gjilanit ta zhvillojnë, ndërsa zyrtaret e MKRS kur të ju bëhen punët e të ndreqin "alleshvereshet" le ta bëjnë pranimin teknik.

Të nderuar zyrtarë të FFK-së, ua rikujtoj se situatë të njejtë kemi kaluar edhe kur kanë ndodhë investimet e para në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë, zyrtaret e MKRS lejojn te zhvillohet një ndeshje e pastaj rregullojnë hesapet për vete, as sot nuk dihet au pranua teknikisht nga MKRS stadiumi "Adem Jashari" në Mitrovicë, sepse ende pa u bërë një muaj kishte filluar të shkatrrohej.

Kjo situatë kërkon llogaridhënie dhe reagim të menjëhershëm të ministrit Kujtim Gashi, nëse Stadiumi"Fadil Vokrri" nuk është pranuar teknikisht nga MKRS, si u lejua të zhvillohet loja e Super Kupës, si pretendojmë që ai të licencohet nga FIFA dhe UEFA!

A mos paten kritere më të mëdha zyrtarët e MKRS ?!

I nderuar kryetar i FFK-së, z. Agim Ademi, urgjent caktoje datën e lojës Prishtina-Gjilani, mos u merr me zyrtarët e MKRS , sepse ata nuk e kanë hallin te futbolli, e kanë për hesap të vetin, ndërsa FFK-së ia prishin mbarvajtjen e garave. /ZERI