Gjesti i Feyenoordit që po duartrokitët nga e gjithë bota

Sport August 20, 2018 - 17:42
VIDEO

Feyenoord ka shënuar fitoren e parë në Eredivisie këtë sezon, duke e mundur 3:0 Excelsiorin.

Fillimi i kësaj ndeshje solli emocione vërtetë të veçantë, me Feyenoordin që në tribuna kishte mysafirë të veçantë.

Skuadra holandeze kishte ftuar për këtë takim pacientët e një spitali të fëmijëve në Rotterdam dhe familjet e tyre për të qenë prezentë në stadium.

Image

Këta fëmijë në stadiumin e Feyenoord morën një kujtim të paharrueshëm, kur tifozët mysafirë që gjendeshin mbi ata në tribuna, filluan të gjuajnë lodra drejt tyre.

Arinj, luanë e lodra të tjerë mbërritën te fëmijët, për të dhuruar një nga momentet më emocionuese të kësaj jave në futboll.

Gjesti i pabesueshëm nuk kaloi pa u kapur nga kamerat, ndërsa Feyenoord në Twitter ka falënderuar tifozët mysafirë për përfshirjen në këtë gjest.