Neglizhencë se jo mahi! Stadiumi ende s’është gati, shtyhet ndeshja Prishtina - Gjilani?

Sport August 20, 2018 - 14:39
Lajmet e fundit nga sporti

Përpos që u vonuan për më shumë se dy vjet për ta rinovuar stadiumin e Prishtinës, neglizhenca e institucioneve relevante po vazhdon, duke venë dyshime mbi investimin prej rreth nëntë milion eurosh, nëse ky investim është bërë në përputhje me standardet e UEFA-s. 

Këtë e konfirmon fakti se edhe një javë pasi është testuar stadium pranimi teknik i tij ende nuk ka ndodhur. 

Si pasojë e kësaj ndeshja e sotme kampionale ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit nuk do të zhvillohet. 

Siç merr vesh “Zëri", ky takim është shtyrë pasi ministria e Sportit i ka njoftuar klubet se stadium ende nuk është pranuar teknikisht dhe si rrjedhojë e kësaj ndeshja nuk mund të zhvillohet sonte në këtë stadium. /ZËRI