Fiba shpërblen Kosovën pas problemeve me viza

Sport August 20, 2018 - 14:29
Lajmet e fundit nga sporti

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit ka shpërblyer Përfaqësuesen U16 të Kosovës në Basketboll, në Evropianin U16 të mbajtur në Sarajevë.

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në basketboll, ka fituar çmimin për Fair Play në Evropianin FIBA U16, Divizioni B.

Kampionati Evropian U16 është mbajtur në Sarajevë të Bosnjës e Hercegovinës, në datat 9-18 gusht.

Ekipit U16 të Kosovës dy ditë me vonesë u ishin lejuar vizat nga Bosnja e Hercegovina, pasi është dashur që të ishte qysh të mërkurën në Sarajevë për ta zhvilluar stërvitjen e parë dhe më pas të enjten ta zhvillonte ndeshjen e parë kundër pikërisht Bosnje e Hercegovinës.

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në nëntë ditë zhvilloi tetë ndeshje, ku arriti dy fitore (ndaj Zvicrës dhe Luksemburgut), derisa pësoi gjashtë humbje (nga Republika e Çekisë, Bosnja e Hercegovina, Bjellorusia, Ukraina, Hungaria e Norvegjia. /Insporti.com

Image