Shaqiri ia dërgoi fanellën, ky është reagimi i Gary Neville

Sport August 20, 2018 - 12:50
Lajmet e fundit nga sporti

Gary Neville ka reaguar pasi Xherdan Shaqiri i dërgoi atij një fanellë të tij, pasi Neville e humbi një bast me legjendën e Liverpoolit, Jamie Carragher.

Më herët këtë muaj, dy analistët e Sky Sports vunë një bast gjatë një dueli me penallti, ku humbësi do të duhej të veshte fanellën e ekipit kundërshtar, shkruan Insporti

“Ti duhet të veshësh fanellën e United, ose unë të Liverpoolit”, kishte thënë gjatë ekzekutimit të penalltive Neville.

Carragher e mposhti Neville në ekzekutimin e penalltive, derisa vendosi që legjenda e United të vesh fanellën e Shaqirit, të cilin e kishte kritikuar vazhdimisht.

“23 me Carragher prapa. Ose, jo, të tregoj një emër tjetër që do të veshësh. 23 me emrin e Shaqirit, ai urren Shaqirin”, tha Carragher pasi fitoi bastin.

“Nuk do ta vesh një fanellë të Liverpoolit. Refuzoj ta vesh fanellën e Liverpoolit”, tha Neville pasi e humbi bastin.

Pasi fitoi, Carragher ka vizituar Shaqirin, që i ka nënshkruar atij fanellën për t’ia dërguar Neville.

Shaqiri shkruajti: “Për Garyn, tifozin tim numër një. Të lutem mos e kthe. Më vjen keq, por mos u tërheq nga ky bast, Xherdan Shaqiri.”, kishte shkruar Shaqiri në fanellë.

Neville tashmë ka reaguar në Twitter duke treguar gishtin e mesëm si shenjë refuzimi, në përgjigjen e tij ndaj fotos së Carragherit.

Image