Valverde: Messi është magjistar

Sport August 19, 2018 - 23:07

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka thurur lavde për Lionel Messi dhe startin e tij të sezonit në La Liga, pas rikthimit zhgënjyes të argjentinasit nga Kupa e Botës, ady ku dështoi me Argjentinën. Një rikthim plot lavdi i Messi që shënoi dy gola në fitoren e Barcelonës ndaj Alves.

Messi ekzekutoi një goditje dënimi spektakolare, duke dërguar topi në rrjetë pasi mashtroi të gjithë murin mbrojtës, për të kaluar topin poshtë kombëve të tyre, dhe kaluar Barcelonën në avantazh me golin e 6 000 në La Liga, para se të shënonte edhe golin e tij të dytë personal në ndeshje.

“Me Messin mund të presësh absolutisht gjithçka. Ai sheh gjëra që të tjerët nuk i shohin në fushë. Ndonjëherë e dëshmojmë këtë gjë aq shpesh sa që kërkojmë që ai të nxjerrë lepurin nga kapelja çdo herë Ai është një gjeni dhe ne jemi me fat që e shohim atë të luajë çdo ditë”, deklaroi trajneri i Barcelonës, Valverde.TS