Partnerja e portierit të Chievos e kritikon ashpër Ronaldon: Së pari duhet të jesh njeri...

Sport August 19, 2018 - 20:23
Lajmet e fundit nga sporti

Stefano Sorrentino duket se e ka falur Cristiano Ronaldon dhe Juventusin për ndërhyrjen e ashpër ndaj tij, por jo edhe partnerja e tij.

Portieri 39-vjeçar u la pa ndjenja për disa momente gjatë fitores së Juves 3-2 në “Stadio Bentegodi” të shtunën, transmeton Gazeta Express.

Gjatë kësaj turbullire, e shkaktuar nga ndërhyrja e Ronaldos në të, Juventusit iu pranua një gol, i cili më pas u anulua nga VAR-i.

Sorrentino u bart jashtë fushës me barelë dhe përfundoi në spital, nga ku u lirua sot në mëngjes me hundë të thyer, dëmtim të zverkut dhe me kraharor të shtypur.

Ai tentoi që me shaka ta zbusë situatën përmes një postimi në Twitter dhe Instagram, por partnerja e tij Sara Ruggeri nuk është treguar aspak falëse.

“Për orë të tëra kam tentuar të hesht dhe përqendrohem në atë që është më e rëndësishmja; familjen”, shkroi ajo në një postim privat në Instagram.

“Megjithatë, nëse kampionët duan të quhen kampionë, atë duhet patjetër të jenë NJERËZ së pari! Më vjen keq, por nuk mund ta admiroj këtë kampion [Ronaldon]”, shtoi ajo.

“Mund t’i admiroj burrat e vërtet, sikur gjysmën time [Sorrentinon] që qëndroi i shtrirë pandjenja dhe Tomovicin që u përpoq me tërë qenien t’i ndihmojë atij”, theksoi ajo.