Kështu duket tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotme
Sot janë zhvilluar katër ndeshje të xhiros së parë të sezonit të ri të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.
Drita e nisi edicionin e ri me fitore të thellë ndaj KEK-ut, 5:0, kurse Drenica e befasoi Llapin duke e mposhtur në shtëpi të tij, 1:0.
Fitores në Prizren ndaj Lirisë iu gëzua edhe Ballkani, 1:0, kurse Flamurtari e mposhti Ferizajn 1:0 në kryeqytet.
Dje, Feronikeli barazoi me Trepçën ’89, 1:1, kurse nesër do të luajnë Prishtina me Gjilanin. /Zëri/
Superliga – Java e parë
Rezultatet
Drita – KEK-u 5:0
Liria – Ballkani 0:1
Flamurtari – Ferizaj 1:0
Llapi – Drenica 0:1
Feronikeli – Trepça ’89 1:1
E hënë
Prishtina – Gjilani (19:45)
Tabela
1. Drita 1 1 0 0 5:0 3
2. Ballkani 1 1 0 0 1:0 3
3. Flamurtari 1 1 0 0 1:0 3
4. Drenica 1 1 0 0 1:0 3
5. Feronikeli 1 0 1 0 1:1 1
6. Trepça ’89 1 0 1 0 1:1 1
7. Prishtina 0 0 0 0 0: 0 0
8. Gjilani 0 0 0 0 0:0 0
9. Llapi 1 0 0 1 0:1 0
10. Ferizaj 1 0 0 1 0:1 0
11. Liria 1 0 0 1 0: 1 0
12. KEK-u 1 0 0 1 0:5 0