Drita ua bën këtë dhuratë tifozëve pak orë para lojës

Sport August 19, 2018 - 14:14
LAJMI I FUNDIT

Drita nuk e ka ndërmend të ndalet, shkruan Zeri.info.

Klubi gjilanas e ka transferur futbollistin Ervis Kaja, të cilin ua ka bërë dhuratë tifozëve të saj vetëm disa orë para fillimit të sezonit të ri për këtë klub, respektivisht ndeshjes me KEK-un.

“Boom. FC Drita transferon futbollistin me përvojë Ervis Kaja. Tani kemi një mbrojtje më të fortë dhe me të sigurt! Ervisi është 31 vjeçar, ka luajtur për skuadra si: Besa Kavajë, FC Laçi, FC Tirana etj, e së fundmi në Kosovë tek FC Liria. Kjo është një dhuratë për tifozët tanë pak orë para lojës së parë në kampionat! Deri në fund të merkatos, tek kampioni ka edhe befasi të tjera... nuk është mbyllur ende. Drita krenari, Drita dashuri”, shkruan kampioni dhe fituesi i Superkupës së Kosovës. /Zëri/

Image