Japonia ndihmon xhudon kosovare!

Sport August 19, 2018 - 10:29

Shteti japonez vazhdon ta ndihmojë sportin kosovar, shkruan Zeri.info.

Në fakt, japonezët e kanë furnizuar xhudon kosovare me pajisje të ndryshme të këtij sporti.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i xhudos, Anton Cena, një punëtor i palodhshëm, të cilin e ka gëzuar tej mase kjo ndihmë.

Image

“Sot , Ambasada Japoneze në Vjenë në bashkëpunim me zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë na kanë furnizuar me dyshekë të judos për tre klube të Prishtinës dhe 200 palë kimone, donacion që kap vlerën prej 50 000 eurosh.

Që të realizohet ky projekt , u desh një kontribut dhe punë e palodhshme e Udhëheqësit të Zyrës Japoneze në Kosovë, z. Pren Domgjoni, Zyrtares së Ambasadës Japoneze në Austri,dhe atij që e tha fjalën e fundit për këtë donacion, Ambasadorit të Ambasadës Japoneze në Vienë Kiyoshi Koinuma.

Image

Një angazhim maksimal për përpilimin e dokumentacionit, gjetjen e sponzorëve dhe finalizimin e këtij projekti, e dha Arben Cena.

Poashtu Kryetari i Federatës së Judos së Kosoves z. Agron Kukes , ai i cili u përkushtua dhe na ofroi përkrahje të madhe, për finalizimin e të gjitha pagesave sipas kontratës me kompaninë Belge e përzgjedhur nga Japonezët.

Faleminderit të gjithëve , pafund faleminderit !

Ju e dëshmuat me angazhimin tuaj që sporti Kosovar ka premisa botërore dhe ia vlen çdo investim për të. Puna juaj bëri të qartë dashamirësinë për ecjen tutje të zhvillimit të judos në Kosovë.

Edhe njëherë, e vë në theks të veçantë dashurinë time për parimet e punës Japoneze, admirimin që kam për seriozitetin dhe përgjegjësinë që ata ndjejnë në realizimin e çdo iniciative dhe padyshim në përkrahjen e ofruar për këdo që dëshiron të jetë zot i punës dhe suksesit të mirëfilltë.

Image

Unë saherë që kam pasur nevojë , jam inspiruar në këtë popull dhe asnjëherë nuk jam ndjerë i zhgënjyer !

Jam shumë mirënjohës për Qeverinë Japoneze që ndau buxhetin e tyre për të na ndihmuar ne, e për këtë falënderimi im më i mirë është të vazhdoj punën me të njëjtat parime sikurse ta, ashtu siç kam bërë deri tani! Për mua , jeni gjithmonë më të mirët ! Me respekt, Anton Cena. /Zëri/