Prishtina – Gjilani, këto janë çmimet e biletave!

Sport August 19, 2018 - 13:02

FC Prishtina kthehet nesër në stadiumin e kryeqytetit, i cili tash e tutje do të quhet stadiumi “Fadil Vokrri”, shkruan Zeri.info.

Bardhekaltrit do ta nisin sezonin e ri të Superligës me ndeshjen ndaj Gjilanit, e cila zhvillohet nën dritën e reflektorëve dhe fillon në orën 19:45.

Dhe, prishtinasit i kanë zbuluar çmimet e biletave për këtë ndeshje, e cila pritet të jetë mjaft interesante.

“Çmimet e biletave janë të 3 çmimeve, varësisht se nga cila tribunë doni ta shihni ndeshjen:

VIP: 10 euro

Tribuna perëndimore: 5 euro

Tribuna lindore: 3 euro

Tribuna veriore: 3 euro (vetëm për tifozët mysafirë)

Vendi i shitjes së biletave, tre pika: Eurokoha Reisen:

Vellusha e Poshtme 17 (te Qafa)

Sëiss Diamond Hotel (Sheshi Nënë Tereza)

Hoteli Grand (Rruga Garibaldi)

Biletat i gjeni edhe përreth stadiumit te shitësit mobil

Biletat dalin mund t’i blini nesër nga ora 10:00”, njofton klubi prishtinas. /Zëri/