Këto janë katër ndeshjet e Superligës që zhvillohen sot

Sport August 19, 2018 - 12:53
Ja kur fillojnë ndeshjet!

Sot do të zhvillohen katër ndeshje të xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Kampionia aktuale dhe fituesja e Superkupës, Drita do ta nis sezonin në shtëpi sot me ndeshjen ndaj të rikthyerit në Superligë, KEK-u, kurse Liria e pret të rikthyerin tjetër në elitë, fqinjin Ballkanin.

Llapi i përforcuar do ta nisë misionin për titull në duel me Drenicën në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

E fituesja e Kupës, Prishtina do të luajë të hënën mbrëma me Gjilanin nën dritat e reflektorëve. /Zëri/

Superliga – Java e parë

E diel

Drita – KEK-u (16:45)

Liria – Ballkani (16:45)

Flamurtari – Ferizaj (16:45)

Llapi – Drenica (16:45)

E hënë

Prishtina – Gjilani (19:45)