Barça - Rabiot, ky është lajmi i fundit!

Sport August 19, 2018 - 12:49
LAJMI I FUNDIT

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Adrien Rabiot mbetet në radar të plotë të Barcelonës.

Kështu të paktën shkruan e përditshmja spanjolle “Don Balon”, përcjellë "Zeri.info.

Gjiganti katalunas e ka ndërmend ta transferojë përfaqësuesin francez pa përfunduar afati kalimtar i verës, ndërsa është i gatshëm në këmbim t’ia ofrojë gjigantit francez futbollistin ofanziv të krahut, Ousmane Dembele.

Kontrata e Rabiot skadon në vitin 2019 dhe ende nuk ka të reja për kontratën e re. /Zëri/