Gjiganti evropian i ofron 70 milionë për Cavanin

Sport August 19, 2018 - 12:45
LAJMI I FUNDIT

Real Madridi e ka kthyer interesimin për sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Diario Gol”, përcjellë "Zeri.info".

“Los Blancos” janë duke e kërkuar një sulmues konkurrent për Karim Benzeman dhe thuhet se janë të gatshëm t’i ofrojnë 70 milionë euro për sulmuesin uruguaian.

Sulmuesi i Olympique Lyonit, Mariano Diaz dhe ai i Bayern Munichut, Robert Lewandowski janë të tjera opsione të kampionatit evropian. /Zëri/