Pritja e çmendur e Buffonit

Sport August 19, 2018 - 10:42
VIDEO

Gianlugi Buffon vazhdon me paraqitje të mira me klubin e tij të ri, Paris Saint-Germainin.

Italiani u largua nga Juventusi pas 17 vjetëve, duke e vazhduar karrierën e tij profesionale në Francë, shkruan Express.

Parisi dje arriti të shënojë fitore kundër Guingampit si mysafir me rezultatin 3-1. Portieri legjendar bëri një pritje fantastike në pjesën e parë, duke ia mohuar golin e sigurt kundërshtarit me reflekset e tij të shpejta.

Kjo ishte fitorja e dytë e parisienëve në Ligue 1, skuadra e Tuchelit do ta pret në shtëpi Angersin në javën që vjen.