Drita e nis me festë

Sport August 18, 2018 - 14:50
Lexo detajet

Kampionia dhe fituesja e Superkupës, Drita, kampionatin e ri ka vendosur ta fillojë me një ceremoni festive. Gjilanasit ndeshjen e parë të sezonit të ri do ta zhvillojnë në shtëpi kundër anëtarit të ri elitar, KEK-ut, të shtunën prej orës 14:00. Hyrja në stadium për shikues do të jetë pa pagesë, shkruan "Zëri". 

“Klubi ynë do ta organizojë ndeshjen hapëse të kampionatit përballë KEK-ut me ceremoni festive! Para ndeshjes lojtarët e klubit do t’i prezantojnë trofetë e fituar në sezonin e kaluar dhe do t’i drejtohen publikut me nga një mesazh falënderimi”, thuhet në njoftimin e Dritës. /Zëri