Bolt mbërrin për prova te ekipi i ri i futbollit

Sport August 18, 2018 - 12:22
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Usain Bolt vazhdon të ndjekë ëndrrën e tij për t'u bërë futbollist profesionist.

Usain Bolt ka mbërritur në Australi për prova me ekipin e Central Coast Mariners.

Ish kampioni i botës në sprint ka thënë se synimi i tij për t’u bërë futbollist profesionist është i vërtetë.

Tetë herë kampioni Olimpik shpreson të sigurojë një kontratë, me kohë për fillimin e sezonit të ri në A-League në tetor.

Me një shall të ekipit të Mariners, Bolt arriti në Sydney pas fluturimit 14 orësh nga Los Angeles, përcjell “lajmi.net”.

“Vazhdimisht ju kam thënë se kjo është e vërtetë dhe kam ardhur këtu për të treguar se çfarë jam në gjendje të bëj si futbollist”, u shpreh Bolt para gazetarëve.