Rrush prej transferimeve

Sport August 18, 2018 - 12:02
Lexo detajet
Image

Sezoni i ri në Superligën e Kosovës po i gjen skuadrat me ndryshime shumë të mëdha në përbërjet e tyre në krahasim me kampionatin e kaluar. Afati kalimtar i verës për futbollistë u mbyll në mesnatë, ndërsa brenda pak javësh disa ekipe kanë bërë ndryshime drastike ose thënë ndryshe “nuk i njeh me i pa”. Për shembull, Liria i “ka importuar” në stadiumin “Përparim Thaçi” 18 lojtarë, Trepça ’89 i ka marrë 16, 12 Feronikeli, nga 11 Llapi e Gjilani e kështu me radhë. Se sa kanë arritur skuadrat të komponohen me këto ndryshime tejet të mëdha mbetet për t’u parë, shkruan Gazeta "Zëri". 

Në mesnatë është mbyllur afati kalimtar i futbollistëve në Kosovë, i cili ishte i hapur nga 1 korriku. Klubet elitare janë treguar shumë aktive në tregun e futbollistëve, ku kanë marrë numër të madh futbollistësh.

Është i çuditshëm fakti se klubet kosovare vazhdojnë t’i preferojnë ndryshimet e shpeshta dhe të shumta në përbërjet e tyre kur dihet se komponimi i ekipit kërkon kohë të gjatë.

Pavarësisht kësaj për klubet e kategorisë elitare, që mban titullin “Superligë”, nuk paraqet problem fare fakti i largimit të numrit të madh të lojtarëve dhe sjellja e një numri tjetër të madh të futbollistëve në skuadrat përkatëse brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Kampion i ndryshimeve drastike në këtë verë është Liria, e cila në Prizren i ka transferuar 18 futbollistë brenda pak javësh, me të cilët i ka mbuluar largimet e shumta.

Lirisë nuk ia lëshon rrugën as Trepça ’89, e cila disa largime që bënë jehonë i ka zëvendësuar me 16 ardhje të reja.

Mjaft aktivë janë treguar edhe Feronikeli, Gjilani, Llapi ose Ferizaj, te të cilat kanë shkuar nga 10, 11 ose nga 12 futbollistë të rinj. 

Ndërsa gazeta “Zëri” ua sjell të gjitha “blerjet” e skuadrave elitare të këtij afati kalimtar, duke nisur prej Lirisë deri te KEK-u, që e ka marrë veç një lojtar.

18 ardhje te Liria

Gerald Tushe, Rilind Kastrati, Blendi Memaj, Fatih Karahoda, Shpresim Fazlija, Ragip Thaqi, Robert Gjeraj, Valon Bytyqi, Ibrahim Walidjo, Florian Daci, Françesko Lamaj, Aldo Mitraj, Granit Osmanollaj, Drilon Hodaj, Gentian Binishi, Liridon Fetahaj, Ramadan Kryeziu, Muhamed Berisha.

16 ardhje te Trepça ‘89

Arben Beqiri, Viktor Hugo Golas, Gëzim Rusi, Dardan Qerkini, Arbër Pira, Blagoje Gucev, Martin Mirçevski, Elton Basriu, Orges Gava, Mariglen Shosha, Urim Statovci, Antonio Bujqevski, Renato Hyshmeri, Arlind Shabani, Dren Krasniqi, Ardit Hyseni.

12 ardhje te Feronikeli

Deniz Troshupa, Prince Balde, Përparim Islami, Lapidar Lladrovci, Drilon Lladrovci, Artur Magani, Astrit Fazliu, Kastriot Rexha, Alush Gavazaj, Mevlan Zeka, Jean Carrioca, Nicholas Andrews.

11 ardhje te Llapi

Bledar Hajdini, Bujar Idrizi, Dardan Sekiraqa, Kastriot Selmani, Arbnor Ramadani, Behar Maliqi, Ardian Hoti, Alban Rexhepi, Shend Kelmendi, Fiton Hajdari, Ahmed Januzi.

11 ardhje te Gjilani

Endri Magani, Ansi Nika, Brunild Pepa, Ledion Mucaj, Vilfor Hysa, Jefferson Lopes, Trevin Caesar, Mauricio Jose Marinho, Premton Isufi, Armend Halimi, Wilber Perez.

10 ardhje te Ferizaj

Arbër Mone, Kristi Marku, Stefan Istatov, Genc Hamiti, Albert Kaqiku, Granit Jashari, Fuad Karabeg, Erli Çupi, Florim Berbatovci, Ervin Kacar.

10 ardhje te Drita

Edvan Bakaj, Arbër Shala, Albin Krasniqi, Zgjim Mustafa, Filonit Shaqiri, Edenilson Bergonsi, Eri Lamçja, Betim Haxhimusa, Ricardo Verza, Erjon Vucaj.

9 ardhje te Ballkani

Ramiz Bytyqi, Fatjon Bushati, Arbër Potoku, Besnik Krasniqi, Blend Baftiu, Egzon Shabani, Leart Emini, Jetmir Topalli, Borche Manevski.

8 ardhje te Flamurtari

Flamur Neziri, Lorik Maxhuni, Ben Nash Quansah, Gentrit Dumani, Agron Bruci, Liridon Voca, Shqipdon Ademi, Getuar Dragusha.

7 ardhje te Prishtina

Armend Thaqi, Leutrim Bekteshi, Ahmet Haliti, Argjend Mustafa, Meriton Korenica, Alen Jasharovski, Mario Morina.

7 ardhje te Drenica

Drin Hodaj, Isa Eminhaziri, Vigan Rexhaj, Besart Islamaj, Qemaijl Elshani, Diar Mustafa, Rrahim Nimani.

1 ardhje te KEK-u

Leutrim Avdyli.