Emery ka një kërkesë për Ozilin

Sport August 18, 2018 - 11:43
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Unai Emery dëshiron që Mesut Ozili të jetë më aktiv në fushë për Arsenalin.

Ozili nuk arriti të bënte ndonjë ndikim në humbjen 2-0 në “Emirates”, kundër Manchester Cityt, në ndeshjen e parë të stinorit në Premierligë.

“Sa i takon pozicionimit në fushë, Ozil është duke luajtur gjithë karrierën e tij si një “10”, ose si një krah i djathtë, që shkon brenda për të marrë topin”, tha trajneri spanjoll.

 “Është e qartë se ai ka nevojë për topin, për të dhënë më shumë opsione në momentet sulmuese. Ozil duhet ta bëjë atë në çdo ndeshje, të jetë më kërkues për ne”.

 “Momentet mbrojtëse janë për secilin lojtar. Çdo lojtar duhet të bëjë punë mbrojtëse në momentin e vërtetë të ndeshjes. Ka momente mbrojtëse dhe momente sulmuese. Secili lojtar ka nevojë për këtë angazhim. Për mua, duhet të fillojmë së bashku, nëse sulmojmë apo mbrojmë. Unë e dua këtë nga çdo lojtar”.

Arsenali do të ballafaqoheht sot kundër rivalit nga Londra, Chelseat. Ndeshja do të zhvillohet në “Stamford Bridge” prej orës 18:30. /Express