Parma sakrifikoi për Gervinhon

Sport August 18, 2018 - 11:42
Lexo detajet

Parma e ka transferuar ish-lojtarin e Arsenalit dhe Romës, Gervinhon, në momentet e fundit të afatit kalimtar të transferimeve.

Drejtori sportiv i klubit italian të rikthyer në Serie A pas tre viteve, Daniele Faggiano ka folur për Sky Sport se si erdhi deri te transferimi i Gervinhos, transmeton Gazeta Express.

“Ideja erdhi duke diskutuar për lojtarët me karakteristikat e tij. Nuk ka asgjë të keqe nëse provon, kështu që unë provova. Klubi bëri disa sakrifikica dhe unë fillova punën”, ka thënë ai.

Gervinho shkëputi kontratën e tij me Hebei China Fortune dhe u rikthye në Serie A pas largimit nga Roma në janarin e vitit 2016.

31-vjeçari ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Parman.