Reali ka gati ofertën e çmendur për Neymarin

Sport August 18, 2018 - 08:36
Lexo detajet

Real Madridi është duke përgatitur një ofertë prej 300 milionë eurosh për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Neymar.

Sipas asaj që raporton “Sport”, Los Blancos nuk do ta nisin sezonin pa një zëvendësues të Cristiano Ronaldos, që u largua nga “Santiago Bernabeu” pas nëntë viteve për të kaluar te Juventusi.

“Sport” raporton se në Madrid janë duke shpresuar që UEFA ta dënojë PSG-në për “fair-play” financiar, çka do të thoshte se do të ishin të detyruar t’ia shesin Neymarin rivalit të Barcelonës.

Neymar, që kaloi vitin e kaluar nga Barcelona te Parisi për 222 milionë euro – ka realizuar 28 gola në 31 paraqitje edicionin e kaluar me ekipin francez.

Nga muaji shkurt, ai nuk luajti asnjë ndeshje, për shkak të lëndimit të rëndë që pësoi në kyçin e këmbës së djathtë, e që e detyroi të operohet. /Insporti.com/