Llapi - tifozët, po ndodh e pabesueshmja!

Sport August 17, 2018 - 22:24
Lajmet e fundit nga sporti

Llapi do të nisë të dielen (19 gusht) rrugëtimin drejt titullit kampion për herë të parë në histori të klubit, por këtë gjë duket se do ta bëjë pa tifo grupin zyrtar të llapjanëve “Ultras Legjendat”, shkruan Gazetasheshi.com.

Përmes një njoftimi ky tifo grup ka njoftuar se nuk do të jenë të pranishëm në duelin hapës të edicionit të ri përballë Drenicës, por që i kanë uruar suksese ekipit të Bylbyl Sokolit.

“Përshëndetje qytetarë dhe dashamirë te sportit te Llapit.
Deshtëm të ju njoftojmë me 19.08.2018 KF LLAPI vs KF drenica luajmë vendas dhe ne si kryesi i dëshirojm klubit tonë të zemrës suksese dhe ne si ULTRAS nuk do të jemi prezent ta përkrahim klubin tonë për shumë arsye. Me respekt ULTRAS LEGJENDAT”, thuhet në njoftim.