FFK dënon Dritën me 10 mijë euro

Sport August 17, 2018 - 18:17
Lajmet e fundit nga sporti

Kampionia e Kosovës dhe fituesja e Supërkupës Drita është dënuar me 10 mijë euro gjobë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Kjo për shkak të sjelljes jo korrekte të tifozëve “Intelektualëve”, të cilët gjatë ndeshjes të së hënës kundër Prishtinës hodhën fishekzjarre në fushë dhe përdorën fjalë fyese ndaj ekipit kundërshtar.

Përveç dënimit me para, Drita dy ndeshjet e ardhshme si vendase do t’i luajë pa praninë e shikuesve.

Me ndeshjen Prishtina-Drita u bë edhe inaugurimi i stadiumit të rinovuar që mbanë emrin e legjendës së futbollit kosovar “Fadil Vokrri”, ku ishin prezentë edhe përfaqësues të UEFA- të cilët shumë shpejtë pritet të dalin me një vendim për licencimin e këtij stadiumi.