Pasardhësit e Ronaldos te Reali!

Sport August 17, 2018 - 16:38
Ja kush mund ta zëvendësojë yllin portugez!

Real Madridi i ka identifikuar Timo Wernerin, Rodrigon dhe Mauro Icardin si transferime të mundshme të verës.

Kështu të paktën shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, përcjellë "Zeri.info".

“Los Blancos” mbetën pa Cristiano Ronaldon, i cili u transferua në Juventus këtë verë, ndërsa nuk po mund t’i transferojnë yjet si Harry Kane ose Kylian Mbappe për ta zëvendësuar portugezin.

Andaj, tre lojtarët e lartpërmendur janë më shumë të kapshëm dhe ndonjëri prej tyre mund të transferohej për 80 milionë euro. /Zëri/