Kontratë e re për Pjanicin

Sport August 17, 2018 - 16:37

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, pritet ta nënshkruajë një kontratë të re me klubin nga Serie A.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari italian Gianluca di Marzio përmes portalit të tij.

Përfaqësuesi boshnjak kërkohej nga Barcelona, Manchester City dhe Chelsea gjatë kësaj vere, por ai pritet të lidhet me “Bianconeri” me një kontratë afatgjate.

28-vjeçari i ishte bashkuar Juventusit nga Roma në vitin 2016. /Zëri/