Arlind Ajeti transferohet tek kjo skuadër italiane
Sport
August 17, 2018 - 16:28
ZYRTARE
Arlind Ajeti është pranë kalimit te skuadra e Perugias në Serie B.
Pasi nuk arriti të bind me paraqitjet e tij te Torino, Ajeti sezonin e shkuar luajti me skuadrën e Crotones si i huazuar.
Te Perugia ai do të ketë për trajner Alessandro Nestan.
Një mundësi e mirë për Ajetin të përfitojë nga eksperienca e një prej mbrojtësve më të mirë në histori të futbollit italian.
Transferimi i Ajetit te skuadra e Perugias pritet të mbyllet sot.