Draxler i bën valixhet gati

Sport August 17, 2018 - 15:57

Julian Draxler mund të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij muaji.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja sportive franceze “Le10Sport”, përcjellë "Zeri.info".

Trajneri i ri i klubit francez, Thomas Tuchel, po e konsideron që ta përdorë arritjen e re Thilo Kehrer në mesfushë, që do të thoshte se shanset për të luajtur për Draxlerin do të minimizohen.

Prandaj, përfaqësuesi gjerman po e konsideron largimin nga kryeqyteti francez në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Red Bull Leipzigu, Borussia Dortmudi dhe Schalke janë vetëm disa nga klubet që e kërkojnë 24-vjeçarin edhe pse ende nuk ka arritur në drejtim të lojtarit ndonjë ofertë zyrtare.

Draxler nuk ka mundur të lërë gjurmë te PSG-ja dhe largimi i tij duket i pashmangshëm. /Zëri/