Lamtumirë Marchisio!

Sport August 17, 2018 - 15:41
ZYRTARE

Claudio Marchisio e ka shkëputur kontratën që e lidhte me Juventusin, shkruan Zeri.info.

Një lajm i pabesueshëm i cili është bërë i ditur të premten, ndërsa është publikuar edhe nga vetë klubi italian.

“Faleminderit për gjithçka, Claudio! Mbyllet sot historia e Claudio Marchisios me Juventusin, pasi është shkëputur kontrata me marrëveshje të dyanshme”, njofton gjiganti italian.

Marchisio nuk po gjente hapësira të mjaftueshme në ekipin e Massimiliano Allegrit në dy sezonet e fundit dhe kjo e ka shtyrë atë që të mendojë të largohet për ta gjetur një ekip ku mund të luajë në vazhdimësi.

Flitet se ish-përfaqësuesi italian mund ta vazhdojë kontratën në Francë ku e duan Nice e Monaco, por atë e pëlqejnë edhe në kontinentet tjera si në SHBA, Japoni, Arabi Saudite, Australi e Kinë. /Zëri/