Zyrtare: Milani konfirmon transferimin e dy lojtarëve dhe shitjen e dy të tjerëve

Sport August 17, 2018 - 14:08
Lexo detajet

Milani i ka zyrtarizuar transferimet e spanjollit Samuel Castillejo nga Villarreali dhe uruguaianin Diego Laxalt nga Genoa.

Laxalt thuhet se erdhi në Milan për 18 milionë euro, dhe sot ai bashkë me Castillejon dhe Bakayokon e huazuar nga Chelsea do të prezantohen si lojtarë të Milanit para mediave.

Klubi italian po ashtu e ka konfirmuar shitjen e Carlos Baccas në Villarreal dhe Gianluca Lapadulas në Genoa. /Express/