Dështoi të transferohet në Inter, mesazhi i Modricit

Sport August 17, 2018 - 08:57
Lexo detajet

Ëndrra e Interit për ta rrëmbyer Luka Modricin mbete vetëm ëndërr – pasi tashmë është mbyllur afati kalimtar veror për Serinë A.

Mbrëmë, pas mbylljes së merkatos në Itali, Luka – ndoshta duke dashur që të harrojë gjithçka që ndodhi gjatë verës dhe sërish të fitojë zemrat e atyre tifozëve të zemëruar, ka dhënë një mesazh përmes rrjetit social “Instagram”.

Luka u premtoi tifozëve se kjo skuadër do të ngrihet pas humbjes në finale të Superkupës së Evropës nga Atletico Madridi.

“Një humbje e vështirë, por një humbje nuk definon këtë ekip! Është koha që të ngrihemi dhe të vazhdojmë të punojmë siç kemi bërë gjithmonë”, ka shkruar kroati që do të vazhdojë ta veshë fanellën e bardhë. /Insporti.com/