Sulmuesi i Kosovës shënon supergol në Europa Ligë

Sport August 16, 2018 - 21:23
VIDEO

Sulmuesi kosovar i Luzernit, Shkëlqim Demhasaj ka shënuar një gol të bukur sot në ndeshjen kundër Olimpiacosit.

Kosovari ka shënuar golin e parë prej Luzernit, derisa skuadra zvicerane është duke humbur prej asaj greke me rezultat të përgjithshëm 7-1.

Goli i kosovarit erdhi në minutën e 81’të ku goditja e tij me të majtën përfundojë në rrjetë të portierit grek.

Demhasaj ende nuk ka paraqitje për skuadrën seniore të Zvicrës, përjashto atë U21.

Kjo është një mundësi e mirë që ai të ftohet dshe të luaj edhe për Kosovën, nëse atë e kërkon traneri Bernard Challande. /GazetaExpress/