Sonte vendoset e ardhmja e Modric

Sport August 16, 2018 - 20:21
Lexoni më shumë detaje

Luka Modric pritet që sonte të takohet me presidentin e Real Madridit Florentino Perez, ku do të tentojë për herë të fundit kalimin në Inter, raportojnë mediat italian

Sipas burimeve të ndryshme të mediave italiane dhe spanjolle, sonte kroati do të mbaj një takim me Peres, 24 orë para se të përfundojë afati i transfereve në Serie A.

Ai dhe agjenti i tij janë duke e shtyrë përpara një kalim të tij në San Siro, e të cilët thonë se ata do ti kërkojnë  Perezit largimit, pasi që kështu ishin marrë vesh në fund të sezonit nëse ata e fitojnë Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, pasi që ka humbur Cristiano Ronaldon në rrethana të njëjtë, Real Madridi nuk dëshirojnë që ta humbin edhe një yll të tyre me një gjysmë çmim në treg.

Pas humbjes mbrëmë kundër Atletico Madridit në SuperKupë në kohën shtesë, me gjasë Modric nuk do të largohet, por s’e paku do të tentoj ta bëjë këtë. /GazetaExpress/