Kosova dhe Shqipëria në luftë me Zvicrën për talentin nga Kosova

Sport August 16, 2018 - 16:52

Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë “luftën” me Zvicrën për talentët shqiptarë.

Kjo e fundit ka nisur të frikësohet se tash e tutje talentët shqiptarë nuk do ta zgjedhin ekipin Helvetik pas rastit të fundit të Valon Behramit, i cili u detyrua të largohej nga Përfaqësuesja pa dëshirën e tij.

Dhe, mediat zvicerane i kanë dhënë jehonë mesfushorit shqiptar, Bastien Toma, i cili aktivizohet me Sionin në Superligën zvicerane dhe ka debutuar në këtë ekip qysh në moshën 18-vjeçare, ndërkohë që tani është vetëm 19 vjeç dhe shihet si një ndër lojtarët më të talentuar.

Sipas zviceranëve, Shqipëria dhe Kosova kanë nisur të marrin informacione dhe të kontaktojnë me 19-vjeçarin e nëse arrijnë ta bindin, atëherë do të ishte një humbje shumë e madhe për Zvicrën. /Zëri/

Image