Realit i ka mbetur 'pikë në zemër' Mbappe

Sport August 16, 2018 - 14:17
Ja kush e thotë këtë!

Zëvendës-presidenti i Monacos, Vadim Vasilyev zbulon se Real Madridi e ka ende merak Kylian Mbappen, të cilin dështoi ta transferonte vitin e kaluar.

Sulmuesi ishte huazuar në Paris Saint-Germain dhe gjiganti francez e bleu më pas përfundimisht lojtarin, shkruan Zeri.info.

“Sa herë e shoh presidentin Florentino Perez, ai gjithmonë më mallkon që nuk ia kam shitur atij Mbappen”, ka thënë Vasilyev për mediumin francez, “RMC”. /Zëri/