Renditja e re e FIFA-s, ja ku ndodhen Kosova e Shqipëria

Sport August 16, 2018 - 12:12
Lajmet e fundit nga sporti

Në renditjen më të re të FIFA-s, e cila është publikuar sot, kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mbesin aty ku ishin muaj më parë.

Kosova mbetet në vend të 141-të me 1080 pikë të përgjithshme (197 pikë e përparshme), kurse Shqipëria ishte e 58-ta dhe aty është edhe tani me 1384 pikë të përgjithshme (538 pikët e përparshme).

Kujtojmë që kjo është pozita më e lartë e renditur ndonjëherë nga Kosova.

Renditjes i prin kampionia e botës, Franca.