Drita beson

Sport August 16, 2018 - 10:36

Kampionati i ri në Superligën e futbollit do të fillojë të shtunën, ndërsa kampionia dhe fituesja e Superkupës Drita, do të startojë të dielën me ndeshjen që do ta zhvillojë si vendase përballë anëtarit të ri elitar, KEK-ut, shkruan sot gazeta Zëri.

Gjilanasit po ia nisin sezonit të ri me ambicie të mëdha – mbrojtjen e titullit të kampionit, ndonëse po duken diç më të zbehtë sesa në edicionin e kaluar.

Ata kanë bërë përforcime, por nuk po i përmbushin pritshmëritë.

Megjithëkëtë, trajneri Bekim Isufi beson në potencialin aktual të skuadrës të cilën me gjasë do ta përforcojë edhe këto ditë.

“Në kampionat ne do t’i marrim ndeshjet një nga një, siç kemi bërë në kampionatin e kaluar. Ne e kemi edhe një miniafat për të marrë lojtarë dhe të shohim se çka do të bëjmë. Pastaj do të shikojmë se a do të na afrohet edhe ndonjë trajner tjetër që të punojë bashkë me mua në mënyrë që ta bëjmë një staf të mirë”, ka thënë Isufi, të cilin e pret konkurrencë e fortë nga Prishtina, Llapi, Feronikeli ose edhe nga Trepça ’89. /Zëri/