Messi bën tifozët të ëndërrojnë, premtimi i madh për sezonin 2018/19

Sport August 15, 2018 - 18:52
Lexo detajet

Lionel Messi iu ka premtuar tifozëve se këtë edicion do të luftojnë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Barcelona nuk e ka fituar Champions Leaguen që nga viti 2015, kur në finale në Berlin e mposhti 3-1 Juventusin.

Që nga atëherë, Real Madridi e ka rrëmbyer tre herë me radhë Kupën me vesh dhe kjo ka irrituar klubin dhe tifozët nga Camp Nou.

Por, kapiteni i ri i katalunasve, Lionel Messi, duke folur për ndeshjen në Camp Nou me Boca Juniors, tha se do të bëjnë gjithçka për të triumfuar në Champions League sezonin 2018/19.

“Do të japim gjithçka që është e mundshme për ta sjellë trofeun e bukur në “Camp Nou”, tha Messi. /Insporti.com/